Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.

“Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes”, deklaroi ai.

Pyetjes së gazetares së Top Channel Elda Menga se a do të lejohen të votojnë pas orës 18:00 votues që ende nuk kanë votuar, ai tha se do të lejohen vetëm ata që janë evidentuar nga komisonerët që s’kanë arritur të votojnë, por jo persona të tjerë.

“Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar”, tha ai.

Sa i përket një pretendimi se në një qendër votimi në Vlorë një komisioner i PS ka mbajtur shënim emrat e votuesve, ai deklaroi se nuk kanë dijeni dhe se komisionerëve u është dhënë udhëzim i qartë që asnjë votues nuk duhet të mbahet shënim.

“U kemi bërë të qartë që komisionerët nuk duhet të mbajnë shënim votuesit. Ky udhëzim i KQZ është respektuar në dijeninë dhe informacionet që ne kemi. Do të verifikojmë rastin e Vlorës”, deklaroi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta