Polemika në Bologna–Napoli/ Hojlund godet Fergusonin me bërryl, VAR refuzon ta ndëshkojë me të kuq

09/11/2025 17:54

Ndeshja Bologna–Napoli u shoqërua me polemika të forta pas një incidenti të ndodhur në minutën e 64-të.

Në qendër të debatit u vendos sulmuesi i Napolit, Rasmus Hojlund, i cili u akuzua për një gjest të qëllimshëm ndaj mesfushorit të Bolognas, Lewis Ferguson.

Gjatë një dueli fizik mes tyre, ndërsa topi ndodhej larg aksionit, Hojlund u pa të godiste me bërryl Fergusonin. Skocezi u rrëzua duke mbajtur fytyrën nga dhimbja, ndërsa sulmuesi danez – i lindur në vitin 2003 – lëvizi sërish krahët drejt tij, por pa e goditur në tentativën e dytë.

Arbitri Chiffi e ndëshkoi Hojlundin me karton të verdhë, vendim që u analizua disa minuta nga VAR, i cili zgjodhi të mos e thërrasë gjyqtarin në monitor për një rivlerësim që mund ta kthente kartonin në të kuq.

Analisti i Dazn komentoi ashpër episodin, duke deklaruar: “Hojlund mori një rrezik të madh. Në goditjen e parë, ai e mbylli grushtin për të goditur Fergusonin. Goditja u zbut dhe nuk e goditi pastër, por qëllimi ishte i qartë – ai donte ta godiste kundërshtarin sepse e mbylli grushtin.”

Episodi ka ndezur debat në rrjetet sociale dhe në studiot sportive, me shumë tifozë dhe analistë që pyesin nëse sulmuesi i Napolit duhej ndëshkuar më rreptë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta