Pak minuta para mbylljes së votimit, në Vlorë ikin dritat
09/11/2025 17:55
Vetëm 5 minuta para mbylljes së qendrave të votimit, në Vlorë kanë ikur dritat.
Gjithsesi kjo situatë duket se nuk i ka penguar të disa prej qytetarëve të hidhnin votën.
Top Channel ndodhej në qendrën e votimit në momentin e ikjes së dritave. Nga pamjet shihet momenti i ndërprejes së energjisë elektrike në disa prej qendrave të votimit, ndërsa gjithashtu duket një vajzë e cila hedh votën e saj në kuti, ndërkohë që komisionerët bëjnë dritë me telefon.
Top Channel