Vedat Muriqi konfirmon edhe njëherë se është një siguri për sulmin e skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mundi të gjejë rrjetën edhe në ndeshjen e radhës në Ligën Spanjolle ndaj Getafes për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij

Muriqi e shënoi golin e tij në minutën e 14 të pjesës së parë me ‘Piratin’ që shfrytëzoi një pasim të saktë të marrë në krahun e majtë nga Mojica për të dërguar topin në rrjetë dhe për të cuar në festë tifozët e pranishëm në stadium.

Ky i shënuar ndaj Getafes është goli i 6 i shënuar në këtë sezon në La Liga në 11 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që në total sulmuesi dardan ka 11 gola në 14 ndeshje

Klikoni këtu për golin e Muriqit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta