E rrallë / Vajza turke, merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës
Marco Bezzecchi iu kundërpërgjigj Alex Marquez, fitues te Garës Sprint të së shtunës në Portugali. Piloti italian i Aprilias triumfoi në garën e kësaj të diele në pistën e Portimaos, duke e dominuar totalisht atë.
Bezzecchi e nisi garën nga pole position dhe diti t’iu rezistojë sulmeve të Alex Marquez xhiro pas xhirosh për të kaluar i pari dhe i shkëputur nga të tjerët vijën e finishit duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e dytë sezonale të tij, pas triumfit në Silverstone.
Alex Marquez me Ducati Gresinin e tij u detyrua të kënaqej me vendin e dytë dhe menjëherë pas tij, në vendin e tretë duke plotësuar kështu edhe podiumin e kësaj gare, u rendit një tjetër pilot spanjoll, Pedro Acosta me KTM. Francesco Bagnaia pati një tjetër ditë për t’u harruar me pilotin italian të Ducatit që u rrëzua në kthesën 10 kur ishte në vendin e katërt duke u detyruar të braktisë garën.
Fitorja e Bezzecchit në Çmimin e Madh të Portugalisë i jep mundësinë pilotit nga Rimini të shkëputet me 35 pikë nga bagnaia në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme të botërorit dhe praktikisht llogaritë edhe për këtë pozicion janë të mbyllura, ndërkohë që shumë më herët vëllezërit Marc dhe Alex Marquez kishin blinduar përfundimisht dy vendet e para, me Marc marquez që fitoi titullin e tij të 9 për pilotë në karrierë
Top Channel