Hap i gabuar i Napolit në garën për titull, ekipi i Contes mposhtet në transfertë nga Bologna dhe humb kreun
Atalanta e Berat Gjimshitit po kalon një moment delikat pas humbjes së rëndë 0-3 kundër Sassuolos, një rezultat që ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Ivan Juriç.
Fitorja në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar teknikun serb, i cili tashmë shihet si në prag të shkarkimit nga drejtuesit e klubit bergamask.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Atalantës – të pakënaqur me renditjen në kampionat dhe me rënien në performancë – kanë filluar të vlerësojnë zëvendësuesit e mundshëm, duke e konsideruar ndryshimin në stol tashmë çështje kohe.
Palladino, kandidati kryesor
Emri që kryeson listën është ai i Raffaele Palladinos, ish-trajner i Monzas, i cili refuzoi më parë ofertën e Fiorentinës pas largimit të Piolit.
Palladino shihet si profili ideal për të drejtuar Atalantën, pasi ndan një filozofi loje të ngjashme me atë të Gasperinit dhe mund të vazhdojë punën me të njëjtën qasje taktike, pa ndryshime të mëdha strukturore.
Thiago Motta, alternativa e dytë
Një tjetër opsion që po shqyrtohet është Thiago Motta, i cili aktualisht ndodhet pa skuadër pas shkarkimit nga Juventusi. Nënshkrimi i tij do të ishte i mirëpritur nga Bianconerët, pasi do t’i lejonte klubit torinez të shkarkonte nga bilancet pagën e tij ende aktive. Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se Palladino mbetet favorit, ndërsa Motta shihet si alternativë e dytë nëse negociatat e para nuk japin rezultat.
Ndryshimi në ajër
Në Bergamo, atmosfera është e tensionuar dhe ndjenja e përgjithshme është se koha e Juriçit ka përfunduar. Drejtuesit e Atalantës pritet të marrin vendimin përfundimtar në orët në vijim, ndërsa skuadra e Gjimshitit duhet të reagojë menjëherë për të mos humbur kontaktin me zonën e lartë të tabelës.
Top Channel