Serie A/Roma nuk gabon, Pellegrini dhe Çelik çojnë verdhekuqtë në krye të renditjes
Babai i yllit të Barcelonës, Lamin Jamal, ka zbuluar të vërtetën tronditëse për jetën e tij.
Edhe pse djali i tij, i cili sapo ka mbushur moshën madhore, fiton më shumë se 16 milionë euro në vit, Munir Nasraoui vazhdoi punën e tij të vjetër, duke mbledhur kartona nëpër Barcelonë. Munir është babai 36-vjeçar i futbollistit super të talentuar të Barcelonës, Lamin Jamal.
Në një intervistë të fundit për një media spanjolle, ai bëri disa deklarata të habitshme rreth jetës dhe marrëdhënies së tij me të birin. “Shumë flasin budallallëqe. Thonë: “Pse nuk punon? Pse jeton me rrogat e djalit tënd?” Epo, po, unë jetoj me rrogat e djalit tim dhe e falënderoj për këtë. Djali im nuk ka pse të më çojë në azilin e pleqve, unë ende mund të punoj. Unë mbledh kuti kartoni nëpër Barcelonë dhe i shes për tetë centë për kilogram”, tha Munir, i cili u godit me thikë në një parking një vit më parë.
Top Channel