SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po punon për një provë të mundshme me armë bërthamore. Kjo vjen pas një deklarate të Donald Trump se SHBA do të rifillojë provat me armë bërthamore.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov konfirmoi sot (08.11.) se po punohet për të përmbushur urdhrin që dha Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar për të përgatitur propozime për një provë të mundshme armësh bërthamoreruse.
Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS e citon Lavrovin me fjalët: “Sa i përket udhëzimit të Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurimit më 5 nëntor, ai është pranuar për zbatim dhe ndërkohë po punohet për të. Publiku do të informohet për rezultatet.”
Përgjigje ndaj deklaratës së Trumpit
Urdhri i Putinit erdhi si përgjigje ndaj njoftimit të papritur që bëri javën e kaluar Presidenti Donald Trump, sipas të cilit SHBAdo të rifillojë provat me armë bërthamore, për herë të parë kjo pas tri dekada.
Lavrovi i tha agjencisë së lajmeve TASS se Rusia nuk kishte marrë asnjë sqarim nga SHBA-të lidhur me urdhrin e Presidenti Donald Trump, që ushtria amerikane të rifillojë testet bërthamore.
Trumpi shkroi në platformën e tij Truth Social: “Për shkak të vendeve të tjera që testojnë programe armatimesh, unë kam udhëzuar Departamentin e Luftës që në mënyrë të barabartë të fillojë testimin e armëve tona bërthamore. Ky proces do të fillojë menjëherë.” /DW
Top Channel