U ‘zhduk’ për disa kohë, rikthehet në skenë ministri i Jashtëm rus: Moska mund të rifillojë provat me armë bërthamore
Rajoni italian i Siçilisë ka përjetuar momente dramatike që nga nata e së premtes, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi që kanë përmbytur rrugët, duke marrë me vete automjete dhe duke përmbytur dyqane.
Pamjet tregojnë makina të zhytura, tavolina dhe karrige restorantesh që “udhëtojnë” dhjetëra metra larg. Uji shihet duke vërshuar në rrugë ndërsa dy këmbësorë përpiqen të mbrohen me çadra dhe çizme, ndërsa uji u arrin deri në gjunjë.
Duhet theksuar se Agjencia ItaliaMeteo lëshoi një paralajmërim për situatë të rëndë meteorologjike dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa herë që të jetë e mundur.
Një alarm i verdhë është lëshuar, siç raporton unionesarda, në zonat e Iglesia, Campidano, Montevecchio Piscinapiu dhe Tirso.
Fenomeni u shkaktua nga prania e dy vorbullave ciklonike me lëvizje të shpejtë mbi Mesdhe: e para ka sjellë tashmë paqëndrueshmëri në Puglia, Lacio dhe në pjesën e poshtme të Detit Tirren, ndërsa e dyta kërcënon Sardenjën deri të dielën, pas së cilës do të lëvizë drejt jugut.
Top Channel