SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë 08/11 23:02
Autoritetet siriane kanë kryer operacione parandaluese në të gjithë vendin, duke synuar qelizat e Shtetit Islamik, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Forcat e sigurisë nisën 61 bastisje dhe arrestuan 71 persona, ndërsa u sekuestruan eksplozivë dhe armë, tha zëdhënësi për televizionin shtetëror Al Ekhbariya.
Këto operacione u zhvilluan përpara udhëtimit të Presidentit sirian Ahmed Al-Sarrah në Uashington, ku ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe do t’i bashkohet koalicionit kundër Shtetit Islamik, të udhëhequr nga SHBA-të.
Ahmed Al-Sarrah pritet në Uashington më 10 nëntor. Kjo do të jetë hera e parë që një president sirian pritet në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel