Humbja e republikanëve në zgjedhjet e Nju Jork-ut, analiza nga CNN: Vota kundër Trump më e fortë se kurrë

08/11/2025 18:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar rolin e tij në zgjedhjet e fundit të vitit 2025, ku republikanët pësuan disfatë të thellë në shtetet e Virxhinias dhe Nju Xhersit.

Por të dhënat tregojnë se rezultatet ishin një refuzim i drejtpërdrejtë ndaj tij, analizon CNN.

Sipas një sondazhi të CNN, 41% e votuesve thanë se vota e tyre kishte për qëllim të kundërshtonte Trumpin, ndërsa vetëm 21% thanë se donin ta mbështesnin. Ky është hendeku më i madh anti-president që nga viti 2006, kur republikanët humbën ndjeshëm nën presidencën e George W. Bush.

Në Virxhinia, diferenca midis votuesve anti-Trump dhe pro-Trump u rrit nga 17 pikë në vitin 2017 në 22 pikë këtë vit. Në Nju Xhersi, hendeku u zgjerua nga 17 pikë në 2017 në 28 pikë në 2025.

Sipas analizës së CNN, analistët thonë se lëvizja anti-Trump mbetet e fuqishme dhe e motivuar, ndërsa baza e tij republikane duket e lodhur dhe më pak entuziaste. Vetëm një në pesë votues deklaron se do të votojë për të mbështetur ish-presidentin.

Rezultatet sinjalizojnë një problem serioz për Partinë Republikane dhe përpjekjet e Trump për të ruajtur dominimin e tij politik përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2026.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta