SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve në Lezhë
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke vënë në pranga një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet.
Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, i cili akuzohet se më datë 19 tetor 2025 ka hyrë në një banesë në lagjen “Katund i Ri”, duke vjedhur para dhe sende me vlerë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi.
Pas kallëzimit të pronarit, policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit në lokalin që administronte i dyshuari, janë gjetur disa nga sendeve e vjedhura.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se më 5 nëntor 2025, i njëjti shtetas ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në të njëjtën lagje.
Policia po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rastet e mundshme të përfshirjes së tij në veprimtari të tjera kriminale në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
Top Channel