Dinamika e frikshme dhe imazhi i kaviljes së dëmtuar të Achraf Hakimit pas ndërhyrjes horror të Luis Diaz në ndeshjen e Ligës së Kampioneve lanë të mendoje për më te keqen. Por ekzaminimet mjekësore të kryera nga futbollisti dhanë shpresa.

Dëmtimi i mbrojtësit të Paris Saint Germainit mbetet i rëndë, por futbollisti maroken mund t’ia dalë mbanë të bashkohet me përfaqësuesen e tij për të marrë pjesë ne Kupën e Afrikës.Vetë trajneri i Marokut, Walid Regragui foli për mundësinë e rikuperimit të kapitenit të tij.

‘Hakimi do të jetë me ne për AFCON në fushë dhe jashtë saj-deklaroi Regragui-nëse ka një futbollist që mund të rikuperohet shpejt nga një dëmtim, ai është Achraf. Kam besim, do ta hedhim në fushën e lojës vetëm nëse dhe kur të jetë gati 100%’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta