I kapën në banesë doza kanabisi me qëllim shitjen, pranga 21-vjeçarit në Berat, nën hetim 20-vjeçari që shpërndante drogën
Një polic është vënë në pranga, pasi dhunoi një person në bashkëpunim me babanë e tij.
Arrestimi u bë ditën e djeshme, pasi punonjësi i policisë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta dhunoi fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Top Channel