I kapën në banesë doza kanabisi me qëllim shitjen, pranga 21-vjeçarit në Berat, nën hetim 20-vjeçari që shpërndante drogën
Teksa vijojnë seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, sot pritej të vinin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre nuk është gjetur në banesë.
Prokuroria e Posaçme bëri kërkesë gjykatës që të bëhet leximi i deklarimeve të dhëna në fazën e hetimeve paraprake.
Aleksandër Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal Korali në plazh, për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë se njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.
Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha, të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Alkesandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?
Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar më datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjet faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
Në seancën e radhës prokurori thekson që kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces gjykimi, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, dhe po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese të tjera për të njëjtën çështje.
Top Channel