Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Stockbrook të Angli pasi oficerët e policisë e kapën dukë kultivuar 500 bimë kanabis në një ndërtesë industriale të braktisur.
Pas ankesës së disa banorëve në Lynton Street, Stockbrook oficerët e policisë së Derbyshire shkuan më 11 gusht dhe vunë re një erë të fortë.
Sipas Derbyshire Police të cilës i referohet Top Channel, me të hyrë brenda në ndërtesë, oficerët zbuluan se rreth 500 bimë kanabisi po kultivoheshin në disa dhoma.
Në ndërtesë u gjetën një strukturë të sofistikuar si dhe pajisje kultivimi për kanabisin, drita dhe një dhomë tharjeje.
Oficerët zbuluan gjithashtu disa dhoma banimi që përfshinin një dhomë gjumi, kuzhinë dhe banjo.
Gjatë kontrollit të tyre, oficerët kapën në flagrancë një burrë të fshehur në një bosht ashensori.
Bardhul Xhyra u arrestua dhe u akuzua për kultivim kanabisi dhe hyrje ilegale në Mbretërinë e Bashkuar në shkelje të një urdhri dëbimi që ishte dhënë më parë për të.
34-vjeçar shqiptari, i cili jetonte në fabrikën e braktisur, u deklarua fajtor për të dyja veprat penale dhe u dënua me një vit burg në Gjykatën e Kurorës Derby të hënën, më 29 shtator.
Ai gjithashtu do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuuar sapo të lirohet nga burgu.
“Kishim ankesa të shumta për erën e fortë të kanabisit që po u shkaktonte dhimbje koke njerëzve, dhe oficerët gjithashtu vunë re se era ishte e fortë kur mbërritën në vendngjarje” , tha rreshteri Neil Dutton.
“Kanabisi që rritet në këtë mënyrë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ato shpesh kanë instalime elektrike të dobëta, të cilat janë të prirura të shkaktojnë zjarre”, shtoi ai.
“Ky rast tregon sa e rëndësishme është që anëtarët e publikut të na japin informacion. Ne vepruam mbi informacionin e banorëve dhe arritëm të ndërpresim furnizimin me drogë në qytet dhe të largojmë Bardhul Xhyrën nga rrugët tona”, përfundoi rreshteri.

Top Channel