Dita e Pavarësisë, Kryetari i Kuvendit ndan mesazhin për shqiptarët: Trashëgimia e themeluesve, udhërrëfyes për të ardhmen Brenda vitit 2030, Shqipëria nuk synon vetëm anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe të kthehet në një vend eksportues neto.
Nga Athina, ku mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njoftoi aleatët europianë dhe amerikanë se një gjë e tillë nuk do të realizohet vetëm përmes korridorit 8 energjetik.
“Shqipëria synon brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues në një vend eksportues neto, si dhe të ndajë me ta planet e rëndësishme të interkonjeksionit, ku përfshihet jo vetëm korridori VIII energjetik, por edhe korridori i quajtur Lindje-Perëndim që shtrihet mes Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë”.
Në takimin për energjinë, të zhvilluar në kryeqytetin grek, u diskutuan çështje kyçe të sigurisë energjetike dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Qendrore e Jugore.
Top Channel