BE-ja njofton kufizime vizash për qytetarët rusë, Kallas: Udhëtimi në Evropë është privilegj, jo e drejtë Pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pesë votat pro të gjyqtarëve të Kushtetueses, ai nuk i shikon si një vendim për t’i kthyer atij mandatin, por për t’ia kthyer kryeqytetit që i përket.
Veliaj thotë se Gjykata rivendosi dinjitetin e ligjit, teksa tregon se çfarë do të kërkojë pas këtij vendimi.
“Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar”, shkruan Veliaj.
Postimi i plotë i Veliajt:
Të dashur miq,
Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!
Top Channel