Krimi brenda familjes, dy vëllezërit u vranë nga kunati/ Gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar në Kosovë

07/11/2025 08:44

Policia e Kosovës ka arrestuar tashmë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Malishevë, një ditë më parë.

Sot rreth orë 06:30 ai është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetent”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës. Dy vëllezër, nga fshati Gollubovc-Malishevë, kanë ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mediat e Kosovës raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes. Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra u gjet në vendngjarje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta