Shiste lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga 27-vjeçari në Lezhë, iu sekuestrua edhe automjeti
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forest 1”, duke vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim.
I arrestuari është Mhill Shpati, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ky shtetas ishte në kërkim që prej vitit 2023, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kultivimin e 10 274 bimëve kanabis, të zbuluara dhe asgjësuara nga policia më 10 gusht 2023, në zonën e fshatit Kir.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel