Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave pranë qytetit Bilaspur, bëri të ditur për Associated Press zyrtari i lartë qeveritar, Sanjay Agarwal.
Agarwal tha se ndër viktimat ishte edhe drejtuesi i trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëdrejtuesja, një grua, u plagos rëndë dhe po trajtohet në spital. Rreth 20 persona të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor në spitalet e rajonit.
Në një deklaratë, Indian Railways njoftoi se ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit. Autoritetet kanë ofruar gjithashtu ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe për të plagosurit, sipas Associated Press.
Zyrtari më i lartë i zgjedhur i Chhattisgarh, Vishnu Deo Sai, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tragjedia.
Përplasjet e trenave mbeten të shpeshta në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me 14 mijë trenat e vendit përgjatë një rrjeti prej 64 mijë kilometrash.
Në vitin 2023, një aksident i rëndë në lindje të Indisë shkaktoi mbi 280 viktima, duke u renditur ndër katastrofat më të mëdha hekurudhore në historinë e vendit.
Top Channel