“E ke varfërinë 46% sipas INSTAT”, ministrja Ibrahimaj përplaset me Telitin në Top Story: Mos spekulo, është reduktuar nga viti në vit
Analisti Lorenc Vangjeli tha këtë mbrëmje në “Top Story” se një tjetër qeveritar është në listën ‘e zeze’ të SHBA, pasi sipas tij ai u ka kthyer një përgjigje negative.
Nga ana tjetër avokati Genc Gjokutaj i kërkoi burimin e këtij informacioni, ndërsa Vangjeli iu përgjigj: Burimi jam unë.
“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është dhe më e rëndë… një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkull në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, u ka thënë jo amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është non-grata”, tha Vangjeli.
“Kështu skenarë sajojmë të gjithë, s’mund të mbash me të tilla budalliqe”, tha Gjokutaj.
Top Channel