Tentoi t’i jepte fund jetës duke konsumuar medikamente, dërgohet me urgjencë në spitalin e Elbasanit 17-vjeçarja
06/11/2025 11:32
Një vajzë 17-vjeçare është dërguar dje në spitalin rajonal të Elbasanit pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në gjendje të rënduar psikologjike.
Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur me prova ligjore rrethanat e ngjarjes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
Top Channel