Ndryshon dëshmia për vdekjen e futbollistit 16-vjeçar, babai i tij: Nuk ishte plumb qorr, e qëlluan në kokë, në shtëpi
Bashkëpunëtorët e Donald Trump, duke përdorur logon historike të ekipit, u kujtuan njujorkezëve se ai është… presidenti i tyre, por provokuan një reagim nga menaxhmenti i Knicks.
James Dolan, pronar i skuadrës së basketbollit të New York Knicks (të cilën ja bleu babai i tij, Charles, një nga themeluesit e HBO), nuk e ka mbajtur sekret miqësinë e tij personale me Donald Trump.
“E njoh prej kohësh. U martova në Mar-a-Lago (klubi privat në Florida që zotëron Trump). Jam anëtar i Mar-a-Lago dhe e mbështes si mik. Dhe nuk ke pse të biesh dakord me gjithçka që bën për ta mbështetur. Dhe, meqë ra fjala, ai është presidenti ynë, dhe nuk i kuptoj njerëzit që dëshirojnë që presidenti ynë të dështojë. Pse do të dëshironit që presidenti juaj të dështojë? “Është si të dëshirosh që shitësi yt i qumështit të sillte qumësht të thartë”, tha ai në një intervistë me ESPN në vitin 2018, por për biznesmenin e njohur, vija e hollë e kuqe që askush nuk lejohet ta kalojë është çdo përfshirje me ekipet që ai zotëron (përveç Knicks, ai zotëron edhe New York Rangers, një ekip hokeji mbi akull, ndërsa në vitin 2019 shiti New York Liberties, një ekip WNBA).
Dolan ka reaguar çuditshëm, ai përdori sistemin elektronik për face detection (njohjen e fytyrës” në hyrjet e Madison Square Garden për t’u mohuar hyrjen avokatëve dhe tifozëve të ekipit që e kishte paditur. Dolan është gjendur në një pozicion të vështirë në dy javët e fundit për shkak të sezonit të tensionuar të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së New York-ut (dhe përfshirjes së pavetëdijshme të Knicks), por me veprimet e tij ai u sigurua të provonte se nuk po e ndryshon politikën e tij për këtë çështje.

Dy javë më parë, fituesi i zgjedhjeve Zohran Mamdani kishte transmetuar një spot reklamues ku modfikohej logoja e Knicks dhe shkruhej “New York Zohran”. Spoti jepte përshtypjen se ekipi mbështeste Mamdanin, gjë që nuk ishte e vërtetë, me klubin që kërkonte që ai të tërhiqej menjëherë.
Të martën në mbrëmje, vetëm 24 orë pas triumfit të Mamdanit, Shtëpia e Bardhë postoi një imazh të logos së Knicks në llogaritë e saj zyrtare në mediat sociale, duke u dukur sikur tallte kryetarin e ri të bashkisë ndërsa shkruante: “Trump është Presidenti juaj”.

Reagimi i Knicks ishte përsëri i menjëhershëm, pasi ata kontaktuan Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar fshirjen e menjëhershme të postimit specifik, gjë që u bë. “Knicks mbeten neutralë në çështjet politike. Shpresojmë që të gjithë zyrtarët tanë të zgjedhur, qofshin aktualë apo të zgjedhur së fundmi, të bëjnë një punë të shkëlqyer në zyrën e tyre”, komentoi një zëdhënës i klubit, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë.
Top Channel