I dënuar me mbi 5 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Fushë Milot
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Në pranga ka rënë tutorja, shtetasja kineze për shfrytëzim, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e tjera nga Kina, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel