Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në pranga ka rënë tutorja, shtetasja kineze për shfrytëzim, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e tjera nga Kina, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta