Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.

Pas veprimeve hetimore intensive, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Donaldo Bajrami, 24 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Këlçyra”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, D. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij E. V., 24 vjeç, duke e plagosur në krah.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon punën për gjetjen e armës së krimit.

Ndaj autorit të dyshuar rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta