I dënuar me mbi 5 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Fushë Milot
Është arrestuar një 41-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe armë zjarri, automatik, si dhe fishekë luftarakë.
Po ashtu në kuadër të operacionit ‘Kompleksi’ ra në pranga dhe një 27-vjeçar, pasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë.
Njoftimi:
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat.
Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari.
Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë; vihet në pranga 27-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;
K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:
1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel