Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën

06/11/2025 15:26

Një punonjës i policisë rrugore të Durrësit u vu në pranga nga agjencia e mbikëqyrjes policore pasi u faktua se merrte para për të shkelur ligjin.

Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në shërbim I kërkoi 600 mijë lek një qytetari që të mos ja bllokonte makinën dhe të mos i vendoste gjobë.

Mirëpo gjithë lëvizjet për të faktuar marrjen e ryshfetit nga polici Gentian Hoxhalli u monitoruan edhe nga SPAK I cili autorizoi arrestimin e tij në Flagrance.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe zarfi me paratë i fshehur në sedilen e makinës që sipas ligjit duhej të bllokohej.

Shifrat e publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale.

Vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti 92 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta