I akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, lihet në arrest shtëpie avokati në Vlorë

06/11/2025 11:46
foto ilustruese

Policia e Vlorës ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj shtetasit D. M., 69 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 5 nëntor 2025, i ka caktuar 69-vjeçarit masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe në më shumë se një rast, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta