Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur një fitore historike përballë skuadrës së Shelbourne në transfertë me rezultatin 0-1.

Takimi i luajtur në Irlandë foli mirë për kosovarët që në start, me vendasit që u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 16’.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Ajzeraj, i cili solli festë në stolin e kampionëve të Kosovës në minutën e 57’.

Me këtë fitore, Drita vijon të jetë e pathyeshme dhe pa asnjë humbje, duke shkuar në kuotën 5 pikëve pas tre ndeshjeve, duke u ngjitur në vendin e 13-të.

REZULTATI:

Shelbourne 0-1 Drita

Ajzeraj 57’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta