Nuk ka qetësi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, Lewandowski dhe Yamal nuk flasin me njëri-tjetrin prej kohësh
Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 në ndeshjen e javës së 4-t të Ligës së Kampioneve ndaj Brugge në një ndeshje ku skuadra katalanase u pa ‘të fuste ujë’ në mbrojtje. Pas përfundimit të ndeshjes, Frenkie De Jong nuk u fsheh dhe pranoi gabimet e bëra nga kampionët e Spanjës në këtë përballje.
‘Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, por duhet t’i bëjmë gjërat më mirë-tha De Jong për sfidën e Barcelonës që u kthye të vuajë në tranzicion dhe në duelet në hapësira, probleme që sezonin e kaluar i zgjidhte përmes strategjisë së pozicionit jashtë loje.
‘Jemi pak dobët me kundërsulmet-shtoi De Jong-me vigjilencën, presingun lart, si vendosemi nga pas. Ka gjëra që duhet t’i rregullojmë. E dimë këtë dhe po punojmë’.
Frenkie De Jong më pas shtoi se nuk duhet jetuar me të kaluarën.
‘Vitin e kaluar duhet ta lëmë pas krahëve-tha De Jong-edhe vjet nuk ishim skuadra më e mirë e Evropës. Duhet të përmirësohemi sepse kështu nuk mund të fitojmë Champions League dhe gjithashtu pësojmë shumë gola’
Holandezi më pas foli për ecurinë e skuadrës dhe formën e Lamine Yamal autor i dy golave në këtë ndeshje me belgët.
‘Jo gjithcka vendoset këtu, por nëse pëson 3 gola, është e vështirë të fitosh-shtoi De Jong-Lamine? Po, ishte shumë mirë, është një lojtar special dhe gjithnjë do të bëjë diferencën. Mund të luajë një ndeshje më mirë se tjetrën,por nëse vazhdon të punojë, ne nuk do të kemi pse të shqetësohemi për nivelin e Yamal’.
Top Channel