Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Në mbrëmjen e ndeshjeve të fazës së ligës së Ligës së Europës, nuk munguan emocionet dhe rezultatet befasuese, si dhe konfirmimet nga disa prej skuadrave pretendente.
PAOK demonstroi forcë duke shënuar një fitore të thellë, duke e mposhtur bindshëm Young Boys me rezultatin 4-0. Kjo fitore i jep një sinjal të fortë të tjerave për ambiciet e skuadrës greke.
Në ndeshjen më të paparashikueshme të mbrëmjes, u shënuan plot 7 gola! Braga arriti të triumfojë ndaj Genk me rezultatin dramatik 3-4, në një ndeshje që u vendos vetëm në minutën e 90’+7. Për Genk, kjo humbje është një zhgënjim i madh, duke pasur parasysh edhe golat e shënuar.
AS Roma vazhdon të jetë në formë të mirë, duke arritur një fitore të pastër në shtëpi kundër Rangers me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë italianë konfirmuan pozicionin e tyre si një nga favoritët për të shkuar larg në këtë kompeticion.
Edhe Aston Villa arriti të marrë tri pikët, duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Maccabi Tel Aviv. Nga ana tjetër, Stuttgart doli fitimtar me rezultatin 2-0 kundër Feyenoord, një rezultat që u jep motivim gjermanëve për ndeshjet në vijim.
Ndeshjet e tjera
* Ferencvaros mposhti Ludogorets me rezultatin 3-1.
* Ndeshja mes Betis dhe Lyon përfundoi në barazim pa gola 0-0.
* Bologna shënoi një fitore minimale ndaj Brann me rezultatin 1-0.
* Plzen dhe Fenerbahce u ndanë në paqe me rezultatin 0-0.
Top Channel