E rëndë në Tiranë, humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari
06/11/2025 11:45
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, pasi një i ri ka humbur jetën në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në një fabrikë në Bathore.
Shtetasi me iniciale J. B., 21 vjeç, fillimisht humbi ndjenjat, u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë dot.
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet për shkaqe natyrale.
Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel