Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj Shumëkush kthehet në “ekspert” pas çdo ngjarjeje të rëndë, ku viktimë apo autor është një fëmijë.
Por në Konferencën Kombëtare “Drejtësia reale që ju shërben fëmijëve”, përfaqësuesit e institucioneve të përfshira për drejtësinë miqësore për të miturit dhanë fjalën e tyre, të mbështetur në të dhëna konkrete.
Sipas tyre, 317 të mitur aktualisht janë nën shërbim prove për krime të ndryshme, ndërsa gjykatat shpesh nuk po aplikojnë masa më të lehta, për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Me një shifër që tregon mbi 2 mijë fëmijë të evidentuar nga policia si palë në konflikt me ligjin apo si viktima, zyrtarja e policisë Jonida Burba shpjegoi se gjithnjë e më shumë të miturit po ekspozohen ndaj konflikteve fizike, bullizmit dhe largimit nga shtëpia.
Në studimin e dy profesorëve Arben Rakipi dhe Amarildo Laçi, të realizuar nga organizata Terre des Hommes, theksohet se pavarësisht ndryshimeve ligjore, ende nuk është hapur qendra e rehabilitimit dhe riintegrimit të fëmijëve.
“Kjo konferencë le të shërbejë si një moment reflektimi, por mbi të gjitha si një thirrje e hapur për veprim”, tha zv.ministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha.
Me ndryshimet e kodit është e qartë se duhet bërë shumë më tepër.
Top Channel