Diell dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
06/11/2025 07:08
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat priten të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Top Channel