“Bravo të qoftë Damian që qëndrove”/ ‘Zbrazet’ Kuvendi, Berisha: Ku i ke ministrat pastor
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dënuar ‘sulmin’ që kreu i PD-së, Sali Berisha bëri ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ligjin e anti-diskriminimit vetë PD e ka votuar në vitin 2010.
Ndër të tjera socialisti tha se do depozitohet një kërkesë pranë Komisionit të Rtikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet.
“Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ky ligj sipas tij është kundër familjes“, u shpreh Berisha.
“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulmi përsëritur kundër ambasadorëve të SHBA , kundër të tjerëve të vendeve mike, ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës. BE mbetet partneri ynë më i rëndësishme dhe se brenda 2030 Shqipëria do të jetë në BE, pavarësisht orientimit tuaj në këtë aspirate historike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Sa i përket këtij sulmi, do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet. Një prej arsyet e shpalljes non grata janë sulmet ndaj ambasadorëve.
Zotëria sapo gënjeu publikisht. Merre lexoje ligjin, e keni votuar me firmën e Sali Berishën. Në ligj sanksionohet qartë që gjini ka vetëm burra dhe ka vetëm gra. Kjo është rregulluar edhe me amendamentin e propozuar prej meje dhe dy kolegëve të tjerë. Informoj publikun shqiptar që do e nxjerrim lakuriq atë që gënjen sot, është konventa e Stambollit e ratifikuar nga ky Kuvend në vitin 2012. E kam votuar edhe unë por nuk jam burracak. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj, është qëndrimi i kësaj shumice që sot“, u shpreh Balla.
Top Channel