Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Sulmi ndaj tij është i papranueshëm

06/11/2025 18:52

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.

Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm, dhe se deklaratat që Gonzato ka bërë në lidhje me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe jo deklarata personale.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta