Caktohet data e shqyrtimit për kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

06/11/2025 09:35

Të gjithë po shkojnë në kushtetuese. Në kohen kur do të shqyrtohet në seancë plenare kërkesa e Ilir Metës dhe kur Erjon Veliaj pritet të kërkojë lirinë, Kushtetuesja ka bërë publike datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. 

Seanca siç njofton gjykata kushtetuese do të mbahet në datën 23 dhjetor ora 10:00 dhe në padinë e tij ish-ministri kërkon heqje të masës së arrestit pra shfuqizimin e të masave qe gjykatat më të ulëta kanë  vendosur duke e lënë nën arrest në burg.

Beqja kërkon prishjen e vendimeve që e dërguan në qeli bazuar në një dosje të dytë ku SPAK finalizoi disa masa sigurie dhe aprovoi masën e burgut për ish-ministrin që ndërkohë kishte një masë paraqitjeje për sterilizimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta