Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve
06/11/2025 14:40
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:40 në aksin “Koplik–Bajzë”, në Malësi të Madhe.
Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Top Channel