Vodhi sërish një banesë në Vorë, pranga 38-vjeçarit, theu masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për të njëjtën vepër penale

05/11/2025 15:26

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë pasi ka vjedhur një banesë në Vorë.

Shtetasi me iniciale J.S., i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në burg”, për një vjedhje të kryer në muajin korrik, në autostradën “Mamurras–Tiranë”, vodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një banesë në Vorë.

Në pranga për vjedhjen në Vorë, edhe bashkëpunëtori i 38-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me objektiv nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 finalizuan operacionin “Walkers”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.

Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime se më datë 10.07.2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S. (të arrestuar nga Policia), vodhën pajisje dhe sende në një magazinë në autostradën “Mamurras–Tiranë”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta