Kritik i presidentit amerikan, si arriti Zohran Mamdani të ‘mundte’ Donald Trump?
Një aksident ajror tragjik ka tronditur SHBA-në mbrëmjen e së martës, pasi një avion ngarkesash i kompanisë UPS shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në aeroportin ndërkombëtar të Louisville, në shtetin e Kentucky-t.
Fillimisht, autoritetet konfirmuan tre viktima dhe 11 të plagosur, por më vonë Guvernatori Andy Beshear njoftoi se bilanci është rënduar, me të paktën shtatë persona të vdekur dhe paralajmëroi se numri mund të rritet më tej.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur avioni përfshihet nga flakët gjatë ngritjes, me zjarr që del nga motori i majtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm që ndriçon qiellin e natës. Në video shihet qartë se avioni tenton të ngrihet, por më pas kthehet në një top zjarri dhe përplaset në tokë, duke krijuar një re gjigante tymi.
NEW: Security camera captures crash of UPS Flight 2976 in Louisville, Kentucky pic.twitter.com/mZkDUSidvs
— BNO News Live (@BNODesk) November 5, 2025
Sipas autoriteteve, avioni i tipit McDonnell Douglas MD-11, që transportonte rreth 150 mijë litra karburant, u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit, duke shkatërruar dy biznese — një uzinë riciklimi nafte dhe një oborr pjesësh makinash. Raportohet se dy punonjës të këtyre ndërmarrjeve janë ende të zhdukur.
Zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar me dhjetëra mjete për të shuar flakët dhe për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit. Për shkak të rrezikut të shpërthimeve të tjera, është shpallur urdhër qëndrimi në shtëpi për një rreze prej pesë miljesh rreth vendngjarjes.
BREAKING: Video shows crash of UPS Flight 2976 while taking off from Louisville International Airport in Kentucky pic.twitter.com/ADPj47vmYB
— BNO News (@BNONews) November 4, 2025
Guvernatori Beshear i bëri thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës, duke paralajmëruar se “ende mund të ketë persona që presin ndihmë dhe substanca të rrezikshme që mund të shpërthejnë.”
Aeroporti ndërkombëtar Louisville (Muhammad Ali International) është mbyllur përkohësisht, ndërsa UPS konfirmoi se fluturimi 2976, me destinacion Honolulu, Hawaii, kishte tre anëtarë ekuipazhi në bord. Kompania tha se po bashkëpunon me autoritetet dhe se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Louisville, ku UPS është punëdhënësi më i madh, me mbi 20 mijë të punësuar, ndërsa pamjet e aksidentit — të cilat po qarkullojnë gjerësisht në internet — janë cilësuar nga mediat amerikane si “të frikshme dhe të paprecedenta.”
Top Channel