U largua nga Kombëtarja shqiptare, mbrojtësi 23-vjeçar grumbullohet sërish nga Zvicra për duelin me Kosovën

05/11/2025 12:50

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Kupës së Botës 2026.

Në përbërje nuk mungon kapiteni Granit Xhaka, por bie në sy mungesa e mesfushorit Remo Freuler, partnerit të tij të zakonshëm në qendër të mesfushës.

Në listë janë përfshirë edhe futbollistët me origjinë shqiptare Adrian Bajrami, i cili në shtator braktisi Kombëtaren kuqezi, dhe Andi Zeqiri, të cilët do të kenë mundësinë të kontribuojnë në dy përballjet e rëndësishme që Zvicra do të zhvillojë në nëntor.

Helvetikët do të luajnë fillimisht më 15 nëntor në Gjenevë ndaj Suedisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 18 nëntor, do të udhëtojnë në Prishtinë, ku do të përballen me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas fazës aktuale të grupeve, Zvicra kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Kosova me 7, ndërsa Sllovenia ka 3 pikë dhe Suedia mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta