Top Story/ Progres raporti i BE për Shqipërinë, Tabaku: Komisionerja ishte shumë entuziaste, larg atyre që shkruhen në raport

05/11/2025 22:30

Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, foli për progres raportin e BE për Shqipërinë, dhe rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit.

“Gjatë këtyre viteve ky është viti i 16 që unë lexoj një progres raport. Në vite gjuha është po e njëjtë, problematikat të njëjta. Nuk shoh as energjinë pozitive që duhet të ketë një vend që ka hapur negociata”, u shpreh ajo.

Ndërkohë sa i përket deklaratave të Komisioneres për Zgjerim, Tabaku thotë se ishin shumë entuziaste, por që sipas saj, nuk kanë lidhje me ato që shkruhen në raport.

“Kjo hyrje graduale me provë u quajt, quhet integrimi gradual, do të thotë që Shqipëria do të jetë pjesë e institucioneve, pa qenë pjesë e Unionit.

Nuk e di nëse është kjo zgjidhja e imponuar, nuk është natyrale sepse natyrale është procesi i integrimit, por di të them që ky progres raport nuk bashkëndajnë qëndrimin e Komisioneres, ajo ishte entuziaste jashtë këtij realiteti që thuhet këtu”, tha Tabaku.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta