Rritja e pensioneve/ Një hap tjetër pas indeksimit, ekspertët: Do të ndihen ndryshimet në 2026 pas bonusit

05/11/2025 20:51

400 euro në qytet dhe 200 euro në fshat është ky synimi i qeverisë për rritjen e pensioneve deri në vitin 2029. Por çfarë formule do të zbatohet për dyfishimin, tre-fishimin apo katër-fishimin e rritjes së masës së pensioneve?

Konkretisht Rritja e pensioneve sipas kategorive do të jetë:

Pensioni urban 1800 lekë

Pensioni urban i pjesshëm 800 lekë

Pensioni rural    1000 lekë

Pensioni familjar   700 lekë

Pensioni I invaliditetit  600 lekë

Duke parë këtë ecuri a do tu rriten pensionet çdo muaj të moshuarve? Le të marrim shembullin e një pensionisti në zonat urban

Nëse ky i moshuar merr 20 mijë lekë, kjo rritje do t’i aplikohet nga 1 janari me 1800 lekë duke e ndjekur përgjatë gjithë vitit edhe pas indeksimit të pensioneve në tetor. Ndërsa e njëjta formulë do të vijojë edhe në 2027 dhe më tutje.

“Duket se këtë bonos që qeveria jepte në fundvit e ka bërë një shpërndarje gjatë gjithë vitit duke u dhënën mundësi që të kenë pension pak më të rritur çdo muaj sesa bonusi mbledhur çdo vit”, u shpreh eksperti i pensioneve, Ergis Sefa.

Një rritje e tillë e pensioneve e bënë dhe më të vështirë mbulimin e shpenzimeve të skemës, ndërsa raporti kontribuues përfitues qëndron në nivelin 1.17.

“Skema e pensioneve grope e zezë pasi do duhet që të merret një shumë e konsiderueshme dhe ti transferohen kësaj skeme për të mbajtur nivelin aktual të pensioneve”, u shpreh eksperti.

Por pritet të ndihmojë  kjo rritje e pensioneve të moshuarit në buxhetin e tyre mujor?

“Mbi 1800 lekëshin kemi dhe indeksimin dhe bonusin dhe do të shohim një rritje të mirëqenies”, tha Sefa.

Kjo rritje e masës së pensioneve sipas kryeministrit Edi Rama do të zgjasë deri në 2029, ndërsa fatura do të arrijë 1.7 mld euro për buxhetin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta