Vodhi sërish një banesë në Vorë, pranga 38-vjeçarit, theu masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për të njëjtën vepër penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e tre shtetasve, Arjan Hyka, Mirjana Hyka dhe Klevis Hyka, si dhe mbi shoqëritë tregtare në zotërim të tyre, të cilat dyshohet se përdoroheshin për pastrimin e parave të fituara nga veprimtari kriminale jashtë vendit.
Hetimet, pjesë e procedimit penal nr. 323/2025 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287 i Kodit Penal), u nisën pas informacionit të marrë nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Policisë së Shtetit.
Sipas hetimeve, shtetasi Arjan Hyka, i cili në vitin 2016 u arrestua në Itali për trafikim dhe mbajtje të paligjshme të drogës, dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm në Itali nëpërmjet linjave të autobusëve drejt Shqipërisë. Një pjesë e këtyre transfertave u konstatua në qershor 2024, kur u kapën në flagrancë dy shoferë që transportonin vlera monetare nga Italia drejt Fierit dhe Siçilisë.
Nga administrimi i provave rezulton se shtetasit e përfshirë, përmes familjarëve dhe shoqërive të tyre, kanë investuar shuma të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme dhe shoqëri tregtare, të cilat nuk justifikojnë burimin e parave.
Top Channel