Pjekuri, gola dhe performanca bindëse, ja si “u rikthye” Vlahoviç tek Juventusin
Tre pikë në 4 ndeshje, bilanci i Juventusit në gjysmën e rrugës së League Phase në Ligën e kampioneve është për ‘të qarë hallin’ me Zonjën e Vjetër që po rrezikon shumë të eliminohet direkt në këtë fazë.
Kështu që për Juventusin e Luciano Spallettit, duhet që në 4 ndeshjet e radhës të ndryshojë tendencën me çdo kusht dhe në fakt bardhezinjve iu duhen të paktën 8-9 pikë të për të siguruar pjesëmarrjen në playoff, por ku mund t’i grumbullojnë këto pikë?
Një moment i rëndësishëm do të jetë pikërisht raundi i ardhshëm. Në 25 nëntor Juventus do të luajë në transfertë ndaj Bodo/Glimt që është në kuotën e 2 pikëve, duke u pozicionuar menjëherë pas bardhezinjve në klasifikim. Norvegjezët kanë pësuar 2 humbje radhazi dhe sfida do të luhet në një fushë me bar sintetik dhe me një temperaturë të akullt mes 4 e 0 gradë. Këtu duhet theksuar fakti se Bodo/Glimt ka arritur 29 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje në 39 ndeshje të zhvilluara para publikut të tij, humbja e fundit është pikërisht ajo ndaj Monacos, një rezultat që lë vend për të shpresuar për skuadrën e Spallettit. Nëse fiton ndaj Bodo/Glimt, Juventus ka shansin e artë të fitojë një tjetër përballje teksa në 10 dhjetor do te presë qipriotët e Pafos, edhe kjo një sfidë ku bardhezinjtë nuk duhet të dështojnë në asnjë mënyrë.
Nëse Juventus do të fitojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampioneve do të ketë mundësinë për të mbyllur llogaritë e kualifikimit të paktën në playoff në 21 janar kur do të presë në Torino, Benfican e Jose Mourinhos në një sfidë që parashikohet me tensione duke qenë se edhe portugezët janë në krizë të thellë në Ligën e Kampioneve . në rast se Juventus do të lejojë që të luajë shanset e kualifikimit në raundin e fundit, do të duhet të bëjë në transfertë ndaj Monacos
Përsa i përket kualifikimit direkt në 1/8 e finaleve, duke parë situatën aktuale për Juventusin duket se është një mision i pamundur më Zonjën e Vjetër që me 11 apo 12 pikë do të ishte në zonën e playoffit. Sezonin e kaluar skuadra e fundit e kualifikuar direkt në 1/8 e finaleve të Champions League grumbulloi 16 pikë, kuotë kjo që është e pamundur të arrihet nga Juventusi
Top Channel