Kreu marrëdhënie me dhunë më një të mitur, ndalohet 24-vjeçari në Gjirokastër
Pasi i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit për vitin 2025, ambasadori i BE në Tiranë dha një mesazh për palët politike.
Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, ndërsa u bëri thirrje palëve politike që të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash.
“Po dhe mesazhi im është ai që jap çdo ditë në bashkëpunim me deputete. Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, thirrja ime është të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash që do të sjellë Shqipërinë në BE. Siç e kam thënë na duhen debate të shëndetshme, që mund të jenë dhe kritika, pasi në fund të fundit është Kuvend, këto debate do të duhen të bëhen dhe të jenë mundësia aq shqiptarët të kuptojnë pse po bëhen. Njerëzit do të kuptojnë që janë reforma që kanë të bëjnë me ta.”, tha ai.
Top Channel