“Kishte lidhje intime me të birin”/ Vrau bashkëshorten dhe plagosi djalin e saj, burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar në Selanik
Majlinda Angoni lirohet nga detyra e Prefektes së Shkodrës, duke u zëvendësuar nga Holta Duda.
Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku lëvizje janë bërë po ashtu edhe në disa Ministri.
Konkretisht:
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Top Channel