Qarabag vijon të befasojë, frenon Chelsea në barazimin 2-2, Pafos fut në telashe Villarreal
Imazhi i kaviljes së Hakimit e dëmtuar pas ndërhyrjes ‘horror’ të Luis Diaz bëri xhiron e botës. Për fat të mirë dëmtimi i mbrojtësit maroken të Paris Saint Germainit është më pak i rëndë nga sa u mendua.
‘Achraf Hakimi ka pësuar një ndrydhje të fortë në kaviljen e majtë që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për disa javë-lexohet në buletinin mjekësor të Paris Saint Germain. Mbrojtësi nuk rezultoi të kishte frakturë dhe ai pritet të mungojë për 6-8 javë që do të thotë se për Hakimin viti 2025 u mbyll këtu.
Ndërkaq, Luis Diaz autori i faullit të rëndë që i shkaktoi Hakimit, për të cilin u ndëshkua edhe me karton të kuq, nëpërmjet rrjeteve sociale dërgoi një mesazh duke i uruar shërim të shpejtë mbrojtësit maroken.
‘Ishte një natë plot emocione-shkruante Luis Diaz-futbolli na kujton gjithmonë se në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë; nga gjërat e bukura tek ato më të shëmtuara. Më erdhi keq që nuk e mbylla ndeshjen bashkë me shokët e mi të skuadrës, por jam krenar për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Hakimit i uroj shërim të shpejtë’.
Një mesazh që erdhi si detyrim pas një battutë jo shumë me vend të Josip Stanicic. Mbrojtësi i Bayernit foli në këtë mënyrë për reagimin e skuadrës në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes: ‘E falenderuam(qesh). Përtej shakave, në fund të ndeshjes ai ishte i lumtur si të gjithë ne’.
Top Channel